Kosovës i akordohet kredia e parë nga BB-ja

Gati një vit pas anëtarësimit, Banka Botërore (BB) i ka aprovuar Kosovës kërkesën për financim të projekteve për modernizim të sektorit publik dhe regjistrimit të pronave në vlerë 20,25 milionë dollarë. Kësaj radhe 11,14 milionë dollarë do të jenë kredi me zero interes, derisa pjesa tjetër është donacion. Bordi i Drejtorëve të BB-së ka aprovuar dokumentin më 4 shkurt në Uashington.

Në këtë dokument thuhet se Asociacioni për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA), pjesë e Bankës do t’i japë Kosovës për financimin e projektit për modernizim të sektorit

publik 4.4 milionë dollarë kredi, me afat të maturimit 40 vjet dhe periudhë të ngrirjes së kredisë me normë të interesit zero për qind, derisa vetë IDA do të ndihmojë projektin edhe me një grant prej 3.6 milionë dollarësh.

IDA do t’i sigurojë Kosovës edhe 6.74 milionë dollarë kredi me kushte të njëjta, dhe një grant prej 5.5 milionë dollarësh për regjistrimin kadastral të pronave.

Kjo është kredia e parë që i aprovohet Kosovës, e cila është anëtarësuar në BB vitin e kaluar.

Tregoje ne Facebook
Share and Enjoy:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg
  • del.icio.us
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Google
  • Live
  • MySpace
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Print this article!
February 7, 2010 Postuar nen: < Lajme

Leave a Reply