Vetëvendosje përkujton të rënët e aktivistëve të saj
![]()
Në prag të trevjetorit të demonstratave të 10 shkurtit të vitit 2007, ku nga policia e UNMIK-ut u vranë dy protestues, Mon Balaj dhe Arben Xheladinin, dhe u plagosën më shuam se 80 të tjerë, Lëvizja “Vetëvendosje” paralajmëroi për të mërkurën një serë aktivitetesh.
Aktivisti i Lëvizjes “Vetëvendosje” Glauk Konjufca u tha mediave se UNMIK-u ka bërë shkelje të të gjitha konventave për të drejtat e njeriut, të cilat vet i ka miratuar. Ai tha se edhe vrasja e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit ka qenë pasojë e dhunës së shfrenuar policore.
Ndërsa, aktivitetet do të fillojnë në orën 10 me homazhe tek varret e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, duke vazhduar në mbrëmje me një akademi përkujtimore
Tregoje ne Facebook
















