Berisha të premten në Romë, takim me Berlusconin

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha niset të enjten në Itali për një vizitë dyditore ku do të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit fqinjë, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime zyrtare nga Qeveria.

Konfirmohet se të enjten, Berisha do të jetë i pranishëm në një konferencë ndërkombëtare që organizon Ministria e Ekonomisë së Italisë në Verona, si i ftuar nderi. Bashkë me Berishën mësohet se do të jetë dhe ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

Të nesërmen, Berisha do të udhëtojë në drejtim të kryeqytetit Romë, ku do të ketë një vizitë zyrtare dhe takim me kryeministrin italian, Silvio Berlusconi. Pas takimit, do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.Burimet e mësipërme, bënë të ditur se Berisha dhe Berlusconi do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunim strategjik, por nuk dhanë hollësi të mëtejshme.

Tregoje ne Facebook
Share and Enjoy:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg
  • del.icio.us
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Google
  • Live
  • MySpace
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Print this article!
February 10, 2010 Postuar nen: < Lajme

Leave a Reply