Ofenzivë e madhe në Afganistan
Kreu i forcave të NATO-s në Afganistanin jugor, Gjeneral-Majori Nick Carter, ka thënë se një ofenzivë e madhe kundër Talibanit ka qenë jashtëzakonisht e sukseshme deri tani.
Mijëra trupa amerikane, britanike dhe afgane janë të përfshira në atë që përshkruhet si sulmi më i madh ajror i ndërmarrë ndonjëherë nga forcat e koalicionit në Afganistan.Presidenti afgan, Hamid Karzai, i ka bërë thirrje kryengritësve të Talibanit që të shfrytëzojnë këtë rast dhe të heqind dorë nga dhuna. Zyrtarët afganë thonë se janë vrarë së paku katër militantë.Ndërkohë thuhet se janë vra edhe tre personel ushtarak amerikan në një shpërthim në Afganistanin jugor – por ende nuk është e qartë nëse ata ishin të përfshirë në këtë ofenzivë./bbc/
Tregoje ne Facebook
















